Telegrafi

Rossi kampion për të nëntën herë

Ky është titulli i nëntë i ngasësit të Yamahas, i cili të dielën nuk ka zhvilluar një garë të mirë, duke filluar nga vendi i parë dhe duke përfunduar në të tretin.

Fitues i garës së Malajzisë doli Casey Stoner nga Ducati Marlboro Team, ndërsa vendi i dytë i takoi spanjollit Dani Pedrosa.

“Meqë ka mbetur vetëm edhe një garë për t’u zhvilluar, unë e kam fituar titullin e botës. I falënderoj të gjithë njerëzit që më ndihmuan ta arrij këtë”, ka thënë italiani.

Gara e ardhshme do zhvillohet në Valencia, por ajo nuk ka ndonjë rendësi të veçantë, meqenëse titulli tashëm është rrëmbyer nga Rossi. /Telegrafi/