Telegrafi

Rossi i lumtur me fitoren e parë me Palermon

Palermo shënoi dy herë brenda nëntë minutash për të kompletuar rikthimin nga 1-0 në 2-1 në takimin ndaj Cagliarit dhe për t’i dhënë edhe fitoren e parë Rossit në Serie për ekipin nga Sicilia.

“Tre pikët arritën, djelmoshat treguan karakter dhe zemër të madhe. Iu kam dhënë vetëm dy këshilla në pauzën mes pjesëve, andaj merita për rikthimin iu takon lojtarëve dhe jo mua”, ka thënë Rossi./Telegrafi/