Telegrafi

Rossi dëshiron Juventusin

Rossi ka kontratë me Nëndetësen e Verdhë deri në vitin 2013, mirëpo ai është shprehur se nëse Zonja e Vjetër dëshiron shërbimet e tij dhe nëse Villarreali e shet atë, atëherë ai me kënaqësi do të kthehej në Serie A.

“Kam dëgjuar për mundësinë e kalimit te Juventus, mirëpo unë kam kontratë me Villarrealin dhe po ia kaloj mirë këtu”.

“Ëndrra ime është që të kthehem në Itali, mirëpo për të ndodhur kjo duhet të më shesë Villarreali”, ka thënë sulmuesi italian për “Tuttosport”.