Telegrafi

Rossetti: Nuk ka kthim mbrapa pas VAR-it

Gjyqtari i njohur italian, Roberto Rosetti ka siguruar se nuk ka kthim prapa tani që VAR është futur në Serie A, por janë të vetëdijshëm për kufizimet.

Teknologjia ‘Video Asistent Referee’ apo e njohur si VAR u prezantua këtë sezon në Serie A dhe tashmë është përdorur shumë herë, por jo pa polemika.

Megjithatë, sipas gjyqtarit të njohur italian, Rossettit, nuk ka kthim mbrapa pas futjes së kësaj teknologjie në futboll, për dallim nga disa të tjerë që nuk po e vlerësojnë pozitivisht këtë teknologji.

Lexo po ashtu Spalletti thumbon Juven për VAR-in: Kritikojnë ata që dikur patën favore

“Nuk ka kthim prapa”, ka thënë fillimisht Rosetti për agjencinë e lajmeve Ansa në ngjarjen Hackathon në Trento.

Rossetti është njeriu përgjegjës për zbatimin e projektit VAR në futbollin italian.

Rosetti duke shpjeguar punën e VAR-it

“Ne e dimë gjithçka dhe jemi të vetëdijshëm për kufizimet dhe problemet ekzistuese. Ne e dimë se disa gabime janë bërë”.

Lexo po ashtu Infantino i bindur: VAR do të përdoret në Kupën e Botës

“Nga ana tjetër, ne kemi përdorur VAR vetëm për dy muaj dhe është e natyrshme që të duhen disa kohë për rregullime”.

“Në vende të tjera, teknika është më e pjekur dhe VAR punon më mirë”, përfundoi gjyqtari italian. /Telegrafi/