Rosie Huntington – Whiteley është modele, aktore dhe një nënë – e ajo ka treguar se sa krenare është për të gjitha këto në ditën e 8 marsit.
Bukuroshj 30 vjeçare tregoi se sa të bukura dhe të çmendura dinë të jenë femrat duke shpërndarë nudo nga shtatzënia.
Modelja britanike e cila ka mirëpritur djalin Jack me partnerin Jason Stattham në qershor të vitit 2017, e postoi foton e saj goditëse në rrjetin social Instagram.
Imazhi bardh e zi e shfaqë Rosien duke qëndruar nudo me njërën dorë përreth gjoksit, teksa fokusi i të gjithëve është te stomaku i fryrë.
Shumë adhurues të saj ishin konfuzë duke besuar se Rosie po konfirmonte një shtatzëni të re – megjithatë, besohet se imazhi është realizuar një vit më parë, para se ajo të sjellë në jetë fëmiun e parë.
Rosie më 28 qershor bëri të ditur me një postim në Instagram se kishte lindur djalë.
Jack është fëmiu i parë për Rosien dhe Jason, të cilët u fejuan në vitin 2013.
Rosie e mbajti shtatzëninë e saj të fshehtë duke mos qenë prezente në ceremonitë e mëdha. /Telegrafi/