Site icon Telegrafi

Rosie Huntington-Whiteley rrëfen sekretin për një figurë trupore si të sajën

Rosie Huntington-Whiteley (Foto: Jamie McCarthy/Getty Images/Guliver)

Supermodelja dhe aktorja, Rosie Huntington-Whiteley, ka folur në lidhje me sekretin e saj për të mbajtur linja të holla trupore.

Bashkëshortja e Jason Statham, e cila është nënë e një fëmijë, ka rrëfyer se pse duket mbresëlënëse gjatë gjithë kohës në setet fotografike.

Në një intervistë për revistën The Sunday Times Style, 32-vjeçarja ka thënë se fshehtësia qëndron në ‘agjërimin’ me ndërprerje duke ngrënë ushqim në diferencë kohore ndërmjet tetë deri 10 orë.

Jason Statham dhe Rosie Huntington-Whiteley (Foto: Rich Fury/Getty Images/Guliver)

“Pastaj përpiqem që të mos marr ushqim pas orës 16:00 dhe 18:00. Kjo i jep mundësi trupit tim që të tretë gjithçka”, ka thënë ajo.

Krahas kontrollit të ushqimit, ajo merret rregullisht me fitnes, gjë që e ka trashëguar nga nëna e saj, e cila është instruktore aerobi. /Telegrafi/

Exit mobile version