Telegrafi

Rosie Huntington-Whiteley dhe Jason Statham jashtë izolimit, ndërsa shijojnë një shëtitje në Los Angeles me djalin e tyre

Ajo aktualisht është duke qëndruar në shtëpi e vetë-izoluar mes pandemisë së COVID-19 bashkë me partnerin dhe djalin e tyre.

Dhe Rosie Huntington-Whiteley dhe i fejuari i saj, Jason Statham, së fundmi u panë duke shijuar një ditë dielli të shtunën në Los Angeles.

Supermodelja 32-vjeçare dhe aktori 52-vjeçar dukeshin tejet të lumtur, ndërsa po argëtoheshin mjaft shumë me djalin e tyre të vetëm, i cili ishte ulur mbi supet e të atit.

Rosie Huntington-Whiteley dhe Jason Statham (Foto: Backgrid)

Rosie u shfaq e mahnitshme në një palë tuta sportive gri, e cila shihej duke biseduar me djalin e saj, Jack Oscar.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Rosie Huntington Whiteley

Ndërkohë, ylli i Hollywoodit mbante veshur një triko të zezë e po ashtu edhe një palë pantallona të zeza e me kapelë në kokë.

Jack gjithashtu ishte kombinuar me të atin me kapelë e triko të njëjtë, gjersa ky i fundit kishte zgjedhur për shëtitje pantallona rozë.

Rosie Huntington-Whiteley dhe Jason Statham (Foto: Backgrid)

Superylli i “Victoria’s Secret” është fejuar me aktorin në vitin 2016 dhe tashmë janë së bashku për më shumë se një dekadë.

Ata e mirëpritën Jack në qershor të vitit 2017. /Telegrafi/