Telegrafi

Rosicky mohon kalimin në Bundesliga

Çeku 29-vjeçar është lidhur me tre klubet gjermane, Borussia Dortmund, Hamburg dhe Koln, por thotë se ai është i fokusuar vetëm në Arsenalin.

“E kam vërejtur këtë, por nuk di asgjë për të. Jam i interesuar në orarin para-sezonit me Arsenalin”, ka thënë Rosicky.

Edhe agjenti i tij ka pohuar interesimin e klubeve tjera, por ka pohuar përkushtimin e tij me Topçinjtë. s“Ka pasur interesime në Tomas, por prioriteti i tij mbetet Arsenali”, ka thënë Pavel Paska. /Telegrafi./