Telegrafi

Rosicky: Është ndjenjë e mirë të rikthehesh

Çeku zhvilloi ndeshjet e tij të para në kuadër të Emirates Cup kundër Atletico Madrid dhe Rangers.

“Është ndjenjë e shkëlqyeshme të rikthehesh dhe të luash sërish në këtë stadium, pasi ka qenë shumë gjatë për mua”, ka thënë Rosicky, i cili ndeshjen e fundit e zhvilloi në janar të vitit 2008 në Emirates Stadiumun, në kuadër të Kupës FA kundër Newcastle United.

“Ka qenë tmerruese (të jesh i lënduar), por nuk dua të flas më shumë për këtë. Tash jam rikthyer dhe kjo është gjëja më e rëndësishme për mua”, ka shtuar çeku.