Telegrafi

Rosicky: Arsenal është prioriteti im

Në një intervistë për deniksport.cz, mesfushori çek ka mohuar spekulimet kinse Arsenali i ka ofruar një kontratë “do të paguhesh si të luash”, për të përcjellë nëse Rosicky do të jetë në gjendje të luajë apo do të lëndohet sërish, dhe më pastaj të vendosë për vazhdimin e e mëtutjeshëm të kontratës.

Lojtari ka thënë se tek Arsenali gjithçka është e hapur dhe gjëra të tilla nuk fshihen, prandaj ai kishte vendosur të nënshkruajë për këtë skuadër para se t’i skadonte kontrata e mëparshme.

“Arsenali ka qenë gjithmonë prioriteti im dhe për këtë arsye nuk dëshiroja të nxis asnjë spekulim”, ka thënë Rosicky. /Telegrafi/