int(1) Roshi shënon gol të bukur për t’i dhënë triumfon Akhmatit - Telegrafi
Site icon Telegrafi

Roshi shënon gol të bukur për t’i dhënë triumfon Akhmatit

Odise Roshi gjen golin e tretë sezonal të Superligën e Rusisë.

Futbollisti i Kombëtares Shqiptare, pjesë e Akhmat Gorzny-t që nga vera e vitit 2016, realizoi golin e dytë për skuadrën e tij në fitoren 1-2 në fushën e Orenburgut në javën e 16-të të kampionatit.

Në minutën e 17-të, pas një topi të gjatë të nisur nga portieri, Kharin shërbeu për Roshin në krahun e djathtë të sulmit, me 28-vjeçarin shqiptar që e dërgoi me forcë topin në rrjetë ndonëse ishte në pozicion të prirët.

Në pjesën e parë për miqtë kishte realizuar me 11-metërsh Ponce.

Roshi, i cili pak para se të shënonte ishte ndëshkuar me karton të verdhë, u zëvendësua nga Mitrishev në minutën e 79-të.

Orenburgu pas shumë përpjekjesh arriti të shënonte në minutat shtesë me Skoflet, por ky finalizim nuk shërbeu për asgjë, pasi Akhmat Grozny i Roshit u largua me tri pikë nga kjo transfertë.

Për shqiptarin ky ishte goli i tretë në kampionat, aq më tepër brenda 17 javëve, Roshi nuk i kishte realizuar gjatë tre sezoneve të mëparshme te kjo skuadër, ecuri që tregon se po kalon një formë mjaft të mirë. /Telegrafi/

Exit mobile version