Telegrafi

“Roshi kërkohet edhe nga DEA amerikane për trafik droge”

Kryebashkiaku i Kavajës,  Elvis Rroshi i arrestuar pasditen e djeshme nga policia me urdhër të Prokurorisë së Tiranës, nuk është i dënuar vetëm në Europë.

Por Rroshi mësohet se është një person i kërkuar edhe Departamenti i Antidrogës së Amerikës, DEA.

Këtë gjë e bëri të ditur kreu i PD-së, Lulzim Basha gjatë një konference për median të mbajtur pasditen e sotme në orën 17:50 minuta nga selia blu.

“Elvis Rroshi ose Enver Rroshi pasi kishte pasur edhe këtë emër, është i kërkuar edhe nga DEA amerikane për trafik droge e pastrim parash”, u shpreh Basha në fjalën e tij.