Telegrafi

Rosell: JO shuma të ‘çmendura’ për Fabregas

Aktualisht, transferimi i Fabregasit duket se nuk do të zgjidhet në një të ardhme të afërt, me vetë kapitenin e Arsenalit që kishte thënë se ekziston mundësia që ai të vazhdojë të qëndrojë në Emirates.

“Ne nuk dëshirojmë të flasim për transferimet, por ja që ky doli në skenë tre muaj më parë. Ne duhet të themi se negociatat janë duke u zhvilluar dhe ne do të vazhdojmë të negociojmë, por nuk kemi ndërmend të shpenzojmë shuma të çmendura. Nëse Arsenali dëshiron të bisedojë, ne do të bisedojmë, por kurrë nuk do të paguajmë një çmim që është i padrejtë”, theksoi Rosell. /Telegrafi/