Telegrafi

Rosell: Jo më shumë se 40 milionë për Cesc

“Tema e Cesc Fabregas është shumë publike dhe kjo është komplikuar për shkak se Arsenali kishte bërë pritje të mëdha për çmimin e blerjes. Është më mirë të mos flisni publikisht, përndryshe do të përfundoni duke paguar një çmim tejet të lartë. Ne nuk do të paguajmë mbi 40 milionë funte për Cesc”, precizoi Rosell.

Sipas mediumeve nga Gadishulli Iberik, Sandro Rosell do të qëndrojë në Afrikën e Jugut në ditët në vijim për të shikuar ndeshjen gjysmëfinale Spanjë-Gjermani dhe për t’u takuar sy më sy me Arsene Wengerin rreth çështjes Cesc Fabregas. /Telegrafi/