Telegrafi

Rosell: Fabregas mund të mos transferohet

“Situata ekonomike globale dhe për më shumë në Spanjë, nuk është më e mira. Por, para së gjithash, situata me kërkesat e palës tjetër është vërtetë jo e mirë. Arsenalit shumë i ka hyrë vetja në qejf. Ai do të vijë, nëse jo tani, vitin e ardhshëm. Ne do të shohim. Çfarë është e sigurt, është që ne nuk do të çmendemi. Asnjë klub nuk do të paguante 60 ose 70 milionë euro për të. Ne do të paguajmë sipas çmimit të tregut”, theksoi Rosell.

Gjëja apo më mirë thënë strategjia më e fundit kontroverse e Barcelonës për të joshur Fabregasin, ka ndodhur gjatë festimeve në Madrid, kur Carles Puyol dhe Gerard Pique ia kanë veshur Fabregasit fanellën e Barcelonës para qindra mijëra simpatizantëve. /Telegrafi/