Mbrojtësi i Tottenhamit, Danny Rose, ka thënë se e ka menduar largimin nga klubi.
Anglezi është i lidhur me një kalim te Chelsea ose Manchester United.
“Në këtë moshë, pasi mungova për gjashtë muaj shkaku i lëndimit kam menduar shumë”.
“Koha po ecën dhe unë nuk e kam fituar asnjë trofe. Nuk dua të luaj futboll për 15 vite dhe të mos e kesh asnjë trofe ose medalje. Më vjen keq, por kjo është ajo që e mendoj. Nuk dua ta mbyll karrierën pa fituar asgjë”.
“U largova nga shtëpia si 16 vjeç (Nga Leeds te Tottenham)”.
“Po kam shokë që nga Koreja e deri te Argjentina, por unë kam qenë larg shtëpisë për 10 vite dhe nuk kam mundur ta shoh çdo ditë nënën”, ka thënë Rose. /Telegrafi/