Telegrafi

Rosberg triumfon në Monako

Vozitësi gjerman e filloi garën nga pozita e parë dhe e udhëhoqi atë deri në fund, duke regjistruar fitoren e parë këtë sezon dhe të dytën në karrierë.

Kjo ishte një fitore e rëndësishme për 27-vjeçarin, pasi 30 vite më parë, pikërisht në pistën e Monakos, doli fitues edhe babai i tij, Eric ‘Keke’ Rosberg.

Pas tij ka qenë një kaos i vërtetë. Rrugët e ngushta nuk mundësuan tejkalime të shumta, ndërsa dy herë sollën daljen e automjetit të sigurisë.

Në podium Rosbergut iu bashkuan edhe dy pilotët e Red Bullit, Sebastian Vettel dhe Mark Webber.

Në renditjen e pilotëve prin Sebastian Vettel, i cili ndiqet nga Kimi Raikkonen dhe Fernando Alonso. /Telegrafi/