Telegrafi

Rosberg dëshiron ta sheh në Mercedes, Alonson përkrah Hamiltonit

Nico Rosberg po vazhdon të flasë. Ish-kampioni botëror i Formulës 1 në vitin 2016 është në pension që kur fitoi titullin e parë dhe të vetmin të Botës, aktualisht është i përkushtuar si analist i garës me vetura të shpejta.

I pranishëm në “pad paddock”, duke bërë intervista dhe analizuar garat, ka folur pas garës në Hungaroring, kur fituesi doli Lewis Hamilton pas nj gare të çmendur me Max Verstappenin.

Ai tha se do të duhet të bëhet një iniciativë që të kërkohet që Fernandon Alonso të jetë piloti i dytë i Mercedesit.

“Unë mendoj se duhet të inicojmë një peticion me nënshkrime, ku Alonso do të ishte pilot i dytë i Mercedesit. Do të ishte e lezetshme t’i shohësh te dy kampionët në një skuderi”, thotë Nico.

Ndërkohë, finlandezi është i bindur se 21-vjeçari, Verstappeni i Red Bullit aktualisht është shoferi më i mirë i Formula 1.

Lexo po ashtu Ish-kampioni i botës: Verstappen me Mercedes, do ta linte në hije Hamiltonin

Ndryshe, Max deri më tani ka fituar në shtatë gara të ndryshme gjersa Lewis është kampion i pesëfisht i Formula 1. /Telegrafi/