Rosalia tashmë ka pushtuar tregun muzikor ndërkombëtarë me projektet unike në gjuhën spanjolle.
Kohëve të fundit ajo ka arritur të jetë në top lista, duke numëruar edhe bashkëpunime mjaft të suksesshme, shkruan Marca.
Derisa popullariteti i saj po rritet, artistja e njohur po takohet edhe me të famshëm të tjerë.
Së fundmi, bukuroshja është parë në rrjete sociale duke ndarë imazhe me Kylie Jenner dhe Kourtney Kardashian.
Fotografi të tilla kanë ardhur si rrjedhojë e festave të fundvitit, ndërsa edhe shiheshin me aksesorë të Krishëlindjeve.
Ndërkohë, Rosalia edhe në profilin e saj ndau momente të lumtura që kaloi me yjet e Keeping Up With The Kardashians. /Telegrafi/