Rosalia vendosi një palë syze dielli të errëta, teksa po largohej nga hoteli i saj të enjten në mëngjes pas festës në Paris për të shënuar ditëlindjen e saj të 32-të.
Këngëtarja spanjolle dukej e mrekllueshme, teksa shkoi pa sytjena nën një triko gri të zbërthyer dhe një fund të shkurtë.
Ajo shtoi një pallto elegante dhe vendosi një palë taka të zeza, shkruan DailyMail.
Duke i stiluar flokët e saj të errëta në një stil të rregullt, Rosalia e kompletoi ansamblin e saj me një palë vathë rrathë prej ari.
Teksa u largua nga hoteli i saj gjatë javës së modës, ylli ishte i gjithë buzëqeshur teksa u bëri dorë fansave në pritje. /Telegrafi/