Në Indiana të Shteteve të Bashkuara, një polic i paemëruar nuk është lejuar të hyjë në stacion, nga një rosak i zemëruar.
Mbrojtësi i rendit kishte harruar çelësat në zyrë dhe është kthyer t’i marrë, por u pengua nga shpeza që është e njohur si mbrojtëse e territorit, transmeton Telegrafi.
“Shpëtoi i pa lënduar, por autoriteti tij është dëmtuar rëndë. Rosaku mposhti keq policin”, shkruan në përshkrimin e rastit.
Videoja e postuar më poshtë, tregon momentin kur ai u desh të kundërvihet me çantë dhe të largohet duke ikur nëpër shkurre. /Telegrafi/