Site icon Telegrafi

Rosa kujdeset për qenin e verbër

Rosa katërvjeçare Buttons e udhëheqë shokun e saj duke e tërhequr për qafe dhe duke ia treguar rrugën e drejtë.

Pronarja Renata Kursa, 47 vjeçare, nga Lublini në Poloni u mërzit shumë kur Bak mbeti i verbër pas një incidenti vitin e kaluar. “Por gradualisht Buttons e ngriti në këmbë dhe filloi të ecë së bashku me të. Tash janë të pandashëm – ata bile ndjekin postierin së bashku”, tha pronarja. /Telegrafi/

Exit mobile version