Rory McIlroy do të vë një orë të artë të markës ‘Omega’ gjatë gjithë kampionatit “Masters” të kësaj jave.
Ora në fjalë kushton jo më pak se 30,000 funte (33 mijë euro).
Ora ‘speedmaster’ është një dedikim për karrierën e tij.
Kur ekspozohet ndaj dritës UV, ajo pasqyron rekordin e kursit 61 që ai arriti në Royal Portrush në Irlandën e Veriut si një 16-vjeçar – një moment që ndihmoi në ngritjen e karrierës së tij.
Fitorja e tij e fundit e madhe erdhi në Kampionatin PGA 2014, dhe ai po kërkon të bëhet vetëm lojtari i gjashtë në histori që ka fituar katër herë këtë titull.
Ai shkon në Augusta këtë javë por me mungesë të formës, duke dështuar të përfundojë me sukses në pesë të parët të një turneu PGA që nga muaji mars. /Telegrafi/