Wayne Rooney ka zgjedhur dy lojtarët më të mirë që ka luajtur përkrah tyre dhe emrat e tyre janë Paul Scholes dhe Cristiano Ronaldo.
Sulmuesi anglez ka treguar emrat e katër kundërshtarëve të tij më të vështirë që ka pasur gjatë karrierës, duke zgjedhur nga një në secilën pozitë.
Iker Casillas si portier, John Terry si mbrojtës, Xavi si mesfushor dhe Lionel Messi si sulmues ishin kundërshtarët më të fortë për Rooneyn.
Përveç kësaj, anglezi gjithashtu zbuloi emrat e dy lojtarëve ‘më të spikatur’ që ai luajti përkrah tyre, ku ishin askush tjetër përveç Scholes dhe Ronaldo.
“Unë do të thosha se janë dy që bien në sy dhe ata janë Paul Scholes dhe Cristiano Ronaldo”, ka thanë fillimisht Rooney për faqen e tyre zyrtare.
“Paul Scholes është një nga mesfushorët më të mirë të të gjitha kohërave. Pasimi i tij, vizioni dhe mënyra se si ai kontrollonte tempin e ndeshjeve ishte e pabesueshme”.
“Cristiano është një lojtar i veçantë dhe ai ka vazhduar të jetë një nga më të mirët në botë. Disa nga gjërat që ai bënte në stërvitje dhe më pas në ndeshje ishin të pabesueshme, ai do të kujtohet gjithmonë si një nga më të mirët e futbollit”, përfundoi anglezi. /Telegrafi/