Site icon Telegrafi

Rooney: Unitedin nuk e ndihmon as transferimi i Ronaldos apo Messit, kanë nevojë për lojtarë të rinj

Wayne Rooney (Foto: Joe Portlock/Handout/Getty Images/Guliver)

Wayne Rooney i ka bërë me dije ish-klubit të tij, Manchester United dhe trajnerit Ole Gunnar Solskjaer, që të punojnë në një projekt afatgjatë dhe jo të transferojnë emra të mëdhenj.

Djajtë e Kuq kishin një sezon zhgënjyes, pasi përfunduan në vendin e gjashtë, duke mos arritur të kualifikohen në Ligën e Kampionëve, por që nuk fituan asnjë trofe.

Rooney beson se se Manchester Unitedi duhet të fokusohet në transferimet e lojtarëve të talentuar dhe të rinj dhe jo në emra të mëdhenj.

Wayne Rooney në kohën kur ishte te Manchester United (Foto: Alex Grimm/Getty Images/Guliver)

“Për Olen (Solskjaer), gjëja e parë që duhet bëjë është që të ndërtojë një skuadër”, ka thënë legjenda angleze në një intervistë për BBC Radio.

“Nuk mendoj se transferimet e një apo dy lojtarëve mbi 100 milionë euro do t’i ndihmojë ata, pasi atyre u duhen së paku pesë apo gjashtë lojtarë që kanë potencial për t’u bërë top lojtarë”.

Lexo po ashtu Formacioni i mundshëm i Unitedit për sezonin e ardhshëm me gjashtë transferime të reja

“Ata mund ta transferojnë Cristiano Ronaldon, Sergio Ramosin dhe Lionel Mesin apo Gareth Bale dhe ata do t’u kushtojnë rreth 300-350 milionë euro”.

“Ndoshta ju mund të nxirrni edhe dy vite nga Ronaldo, disa vite nga Ramos dhe më pas i keni harxhuar ato para, pa ndërtuar një skuadër. United ka nevojë për lojtarë të rinj, që mund t’u sigurojnë atyre një ecuri për 10 vite”, ka shtuar më tej Rooney. /Telegrafi/

Exit mobile version