Telegrafi

Rooney: United dëshiron të shkruajë histori

Fitorja ndaj Hull Cityt gjatë vikendit, kur Rooney shënoi të katër golat e fitores së United, e çoi këtë klub në maje të tabelës së Ligës Premier, që ka shtuar shpresat e Djajve të Kuq për ta mbrojtur titullin edhe këtë sezon.

“Shpresoj se mund ta fitojmë titullin përsëri këtë vit. Ne kemi fituar ligën gjatë tre viteve të kaluara dhe askush nuk e ka fituar atë katër herë radhazi. Duam të krijojmë histori”.

“Gara për titull është shumë më e ashpër këtë vit dhe mbase më ngazëlluese për neutralët ose fansat e ndryshëm. Por ne shpresojmë se tash që jemi në krye do të mund të mbesim aty për pjesën e mbetur të sezonit”, ka thënë Rooney./Telegrafi/