Wayne Rooney ka dhënë mendimin e tij në lidhje me paraqitjet e Anglisë në Euro 2024 dhe ka emëruar një lojtar i cili nuk u ftua, por që do të kishte zgjedhur problemet e tyre aktuale.
“Tre Luanët” e nisën me fitore fazën e grupeve pasi mposhtën me rezultat 1-0 Serbinë para se të bëjnë një paraqitje zhgënjyese ndaj Danimarkës sfidë e cila përfundoi baras 1-1.
Kjo do të thotë se të besuarit e Gareth Southgate duhet të evitojnë humbjen në ndeshjen e tretë ndaj Sllovenisë për të garantuar një vend në mesin e 16 kombëtareve më të mira.
Si gjithmonë, ka shumë pritshmëri në shpatullat e Anglisë për Euro 2024 pas humbjes që pësuan në finale të Euro 2020 ndaj Italisë.
Shumë njerëz e shohin këtë si mundësinë e fundit të Southgate për të fituar trofe, me 53-vjeçarin që pritet të largohet nga stoli i Anglisë pavarësisht rrugëtimit të tyre në Kampionatin Evropian.
Kishte disa vendime befasuese kur Southgate bëri publike listën prej 26 futbollistëve të ftuar për këtë garë, pasi shumë futbollistë me përvojë u lanë jashtë.
Ish-reprezentuesi anglez, Wayne Rooney, beson se ekipi i Anglisë ka mungesë përvoje dhe se atyre po iu mungon Jordan Henderson.
“Pasi kam luajtur me Henderson mund të iu them se ai është shumë i zëshëm dhe i mrekullueshëm në organizimin e presingut. Rice është po ashtu mjaft vokal por jo në të njëjtin nivel. Kush do që luan në mesfushë ndeshjen e ardhshme duhet të jetë në veshin e Kane dhe ta mbështesë atë”, ka thënë Rooney.
Henderson ka qenë për një kohë të gjatë një lojtar favorit i Southgate dhe me shumë diferencë lojtari më me përvojë i Anglisë, deri në momentin kur u la jashtë Kampionatit Evropian./Telegrafi/