Site icon Telegrafi

Rooney: Të qëndroja në bankën rezervë ishte e vështirë, për atë u largova

Nënshkrimi i ri i Evertonit, Wayne Rooney ka pranuar se ai e gjeti veten në një pozitë shumë të vështirë gjatë kohës sa qëndronte në stolin e Manchester Unitedit sezonin e kaluar, gjë që çoi në vendimin e tij për t’u larguar.

Rooney u rikthye në Everton pas 13 vjetësh në Old Trafford, që e pa atë të bëhej golashënuesi i të gjitha kohërave të klubit dhe të fitonte çdo çmim të madh të klubit.

Lexo po ashtu Rooney: Faleminderit për gjithçka Man Utd, menaxherë, trajnerë, shokë dhe tifozë mahnitës (Foto)

Por, 31-vjeçari nisi vetëm 15 ndeshje në Ligën Premier sezonin e kaluar dhe shënoi pesë herë pas arritjes së Jose Mourinho.

Rooney u gjet në situatë të vështirë me lënien në stol, edhe pse ai u përpoq të mbetej pozitiv për shkak të rolit të tij si kapiten i Unitedit.

Lexo po ashtu Dhjetë legjendat që u rikthyen te skuadrat ku u bënë të njohur (Foto)

“Ishte padyshim frustuese. Ishte hera e parë në të vërtetë në karrierën time ku nuk luaja. Nuk jam ky unë – duhet të luaj futboll”, tha Rooney për mungesën e rregullt të lojës në United.

“Ishte zhgënjyese, por unë kam qenë kapiten kështu që ju duhet të mbani veten pozitiv rreth vendimeve”, përcjell Telegrafi.

Lexo po ashtu Stërvitja e parë pas 13 viteve me Evertonin, Rooney i buzëqeshur dhe plot humor me shokët e rinj (Foto)

“Jam kënaqur me kohën time atje, por unë kam nevojë për të luajtur më shumë ndeshje, nuk luaja aq shpesh sezonin e kaluar dhe e di që unë jam më i mirë kur luaj vazhdimisht”.

“Ishte e vështirë, por ky është futboll. Disa njerëz do të pranojnë të luajnë çdo javë. Për mua, unë dua të luaj dhe kjo është ajo që unë dua të bëj. Kam folur me Josen dhe ishte koha e duhur për mua që të shkoj e të luaj diku tjetër”, përfundoi legjenda angleze. /Telegrafi/

Exit mobile version