Site icon Telegrafi

Rooney te Evertoni, kurse gruaja në plazh (Foto)

Vetëm pak ditë më parë, Wayne Rooney la Manchester Unitedin pas 13 vitesh, për tu rikthyer të ekipi i tij i parë, Everton.

Sulmuesi i kombëtares angleze u paraqit menjëherë në grumbullimin e ekipit dhe filloi fazën përgatitore, i entuziazmuar për këtë rikthim të tij.

Por, bashkëshortja e tij, Coleen Rooney duket se po vazhdon e qetë pushimet, bashkë me djalin e tyre të vogël.

Lexo po ashtu Lajmet e fundit nga estrada shqiptare

Coleen është fotografuar në plazhet e Portugalisë, ku ka tërhequr vëmendjen me format e saj atraktive trupore.

Rooney dhe Coleen prej vitesh janë të martuar dhe bashkëshortja e futbollistit konstant është përfolur nga tabloidet për format joshëse. /Telegrafi/

 

 

Exit mobile version