Telegrafi

Rooney shënon supergol nga goditja e dënimit dhe ia siguron fitoren skuadrës së tij

Wayne Rooney ka shënuar një gol të bukur nga goditja e dënimit në ndeshjet e kësaj mesjave në kampionatin amerikan, Mayor League Soccer (MLS).

Është zhvilluar java e 32-të në kampionatin amerikan të futbollit, MLS.

DC United ka fituar me rezultat minimal 1-0 ndeshjen e zhvilluar në shtëpi ndaj Toronto FC.

Lexo po ashtu Rooney e shënon golin e parë në MLS

Goli i vetëm në këtë takim u shënua nga ylli anglez, Rooney.

Megjithatë, ky nuk ishte çfarëdo goli, pasi Rooney shënoi një supergol nga goditja e dënimit.

Ky gol erdhi në minutën e 18-të të ndeshjes nga një distancë më larg se 30 metra.

Lexo po ashtu Rooney ndal kundërsulmin e kundërshtarëve në sekondat e fundit dhe dhuron asistim fantastik te goli i fitores së DC United

Goli ndaj Torontos ishte i 10-ti i sulmuesit anglez këtë sezon, teksa ka edhe gjashtë asistime.

DC Dunde momentalisht gjendet në pozitën e gjashtë me 47 pikë dhe ka një vend në ‘Play-Off’ të konferencës lindore. /Telegrafi/