Site icon Telegrafi

Rooney s’e tradhton Unitedit

Kapiteni i Djajve të Kuq ka qenë i lidhur me një kalim te Chelsea në të kaluarën, por tani nuk mund të shoh veten duke luajtur për një tjetër ekip në Angli, duke përjashtuar një kthim të mundshëm në Everton.

Kapiteni i Manchester United, Wayne Rooney, ka përjashtuar kategorikisht mundësinë për të luajtur me një tjetër klub në Ligën Premier.

30-vjeçari anglez iu dorëzua përfundimisht një kontrate të re te Djajtë para se Mourinho u përpoq ta tundonte me një ofertë tek Chelsea në vitin 2013.

Por, tani pasi trajneri portugez u emërua si shef i skuadrës nga Old Trafford, sulmuesi anglez nuk ka plane për të luajtur për askënd tjetër në ligën angleze.

“Jam i lumtur të them se tani çfarëdo që mund të ndodhë në të ardhmen, unë kurrë nuk do të luajë për një klub tjetër Ligën Premier”, deklaroi Rooney gjatë ceremonisë së fondacionit të tij. /Telegrafi/

Exit mobile version