Wayne Rooney ka thënë se ish-bashkëlojtari i tij Cristiano Ronaldo nuk do të guxonte të bashkohej me Manchester Cityn këtë afat kalimtar dhe të ‘largohej’ nga trashëgimia e tij nga Manchester Unitedi, megjithëse raportet e fundit sugjerojnë se një lëvizje e tillë është e mundur të ndodh shumë shpejtë.
Rooney, vetë një legjendë e Unitedi, fitoi tre tituj të Ligës Premier së bashku me Ronaldon në dekadën para ngritjes së Cityt në krye të futbollit anglez. Dhe si dikush që e njeh mirë Ronaldon, Rooney “nuk mund të shohë” që sulmuesi i Juventusit të bashkohet me rivalet lokal.
Sidoqoftë, Ronaldo thuhet se është i pakënaqur në Juventus dhe i interesuar për një ndryshim, dhe City janë një nga klubet e pakta që mund të përballojë pagën e tij.
“Mendoj se Cristiano ka një trashëgimi shumë të mirë në Manchester United dhe e di se sa krenar është si lojtar dhe person”, ka thënë fillimisht Rooney për talkSPORT.
“Unë nuk mund ta shoh atë të bashkohet me Cityn, por kështu është futbolli që ju kurrë nuk e dini”.
“Ka pasur disa që e kanë bërë këtë, por askush në nivelin e Cristianos. Natyrisht Peter Schmeichel dhe Andy Cole, por unë thjesht nuk mund ta shoh si një opsion të vërtetë”.
“Sigurisht financiarisht ai nuk ka nevojë ta bëjë këtë. Mendoj se ka më shumë të ngjarë që të shkojë te PSG”, përfundoi anglezi. /Telegrafi/