Wayne Rooney ka konfirmuar refuzimin që i ka bërë ish-ekipit të tij, Evertonit.
Trajneri i ri anglez, Rooney është njëri nga kandidatët për të zënë vendin e Rafael Benitezit të shkarkuar.
Megjithatë, legjenda angleze ka konfirmuar se ai ka refuzuar punën e trajnerit te Evertoni.
“Everton iu afrua agjentit tim dhe më kërkoi të intervistohesha për këtë punë. E refuzova”, ka thënë fillimisht Rooney.
“Besoj se do të jem menaxher i Ligës Premier dhe jam gati për këtë 100 për qind”.
“Por, unë kam një punë në Derby, e cila është e rëndësishme për mua”, përfundoi anglezi. /Telegrafi/