Telegrafi

Rooney pranon ulje page për Evertonin

Wayne Rooney pritet të largohet gjatë afatit kalimtar të verës prej Manchester Unitedit.

Kapiteni i “Djajve të Kuq” do të kthehet te skuadra ku e ka nis karrierën prej lojtari Everton.

Sulmuesi 31-vjeçar ka pranuar kushtet e ekipit që nisi karrierën si 15-vjeçar që parasheh edhe ulje të ndjeshme të pagës, transmeton Telegrafi.

Theksojmë se Rooneyt i kanë mbetur edhe dy vjet kontratë me Unitedin.

Reprezentuesi anglez ka luajtur 393 takime për Manchesterin ku ka shënuar 183 gola ndërsa për Evertonin gjatë sezonave 2002-2004 ka realizuar 15 gola në 65 paraqitje. /Telegrafi/