Telegrafi

Rooney: Pogba të marrë përgjegjësinë për formën personale

Wayne Rooney thotë se Paul Pogba duhet të marrë përgjegjësinë për formën e tij dhe jo menaxheri, Jose Mourinho.

Pogba ka qenë subjekt i kritikave të mëdha së fundmi teksa spekulimet vazhdojnë për një përplasje me Mourinhon.

Së fundmi United pësoi humbje nga Brightoni në udhëtim ku edhe u shtuan spekulimet për përplasjet mes dyshes.

“Pogba është lojtar fantastik, por ai duhet t’i bëj sqarimet për vete”.

“Nëse ata do ta fitojnë titullin, ai do të jetë lojtari kryesor për ta bërë këtë”.

“Ju dëgjoni shumë njerëz që thonë se Mourinho ka nevojë që të nxjerrë më të mirën prej tij, por ai ka nevojë që ta bëjë këtë për vete sepse ai është në një nivel ku duhet t’i ndihmojë Unitedit”, u shpreh Rooney.

/Telegrafi/