Telegrafi

Rooney pas barazimit ndaj Liverpoolit: Pikë fantastike për ne

LIVERPOOL, ENGLAND - DECEMBER 10: Wayne Rooney of Everton and James Milner of Liverpool battle for the ball during the Premier League match between Liverpool and Everton at Anfield on December 10, 2017 in Liverpool, England. (Photo by Clive Brunskill/Getty Images)

Sulmuesi i Evertoni, Wayne Rooney, është shprehur i gëzuar për mikrofonat e Sky Sport pas barazimit ndaj Liverpoolit.

Anglezi shënoi golin e vetëm për skuadrën e tij në barazimin 1-1 dhe për këtë u shpreh shumë i lumtur.

“Një pikë fantastike për ne, Liverpooli ka lojtarë të mirë individualisht dhe nuk është e lehtë të dalësh i padëmtuar në Anfield”.

“Jemi mbrojtur mirë dhe kemi qenë të durueshëm dhe në nivel në aksionet që kishim”.

“Jemi mjaft të lumtur, i kemi gëzuar tifozët. Penalltia? Gjyqtari mori vendim të drejt”, ka thënë Rooney.

Aktualisht Evertoni renditet në vendin e 10 me 19 pikë, ndërsa Liverpooli në pozitën e katër me 30 pikë (Tabela e plotë në PL). /Telegrafi/

https://www.youtube.com/watch?v=fjyhSF1Ht2s