Site icon Telegrafi

Rooney nuk ndalet së qeshuri pas këtij dështimi nga Depay ndaj Evertonit (Video)

Manchester United dhe Evertoni kanë luajtur pa gola në miqësoren e cila u zhvillua për nder të Wayne Rooneyt, i cili dje (e mërkurë) dhjetë vite debutoi për Djajtë e Kuq.

Në këtë takim të zhvilluar në Old Trafford ka luajtur edhe sulmuesi Zlatan Ibrahimovic, ndërsa Adnan Januzaj nuk ishte ftuar nga Jose Mourinhos.

Momenti më i mirë në këtë takim, i cili më pas është shndërruar edhe në sensacion në rrjetet sociale është kur Roony nuk ndalet së qeshuri pas dështimit të Memphis Depay për të shënuar në mënyrë akrobatike.

Reagimi i Lukakut kur mësoi se Martinez është zgjedhur trajner i Belgjikës (Video)
Lexo po ashtu Reagimi i Lukakut kur mësoi se Martinez është zgjedhur trajner i Belgjikës (Video)

Afër legjendës angleze ishte edhe djali i tij, Kai, i cili nuk u përmbajt nga të qeshurat ashtu si babai i tij. /Telegrafi/

Exit mobile version