Telegrafi

Rooney nuk luan tri javë

Anglezi luajti në barazimin 1-1 ndaj Swanseas, por nuk u përfshi në fitoren prej 4-3 kundër Newcastle United.

Trajneri skocez ka deklaruar për MUTV se 27-vjeçari ka probleme me një ligament të gjurit dhe do të qëndrojë jashtë loje deri në tri javë.

Ferguson nuk e pati në dispozicion as Ashley Youngun e lënduar dhe Danny Welbeckun e sëmurë. /Telegrafi/