Telegrafi

Rooney: Nuk do t’i shënoja golat pa Valencian

“Antonio Valencia. Nuk do t’i shënoja gjithë këto gola pa Antonio Valencian. Ai ka qenë i mrekullueshëm këtë sezon dhe cilësia e topave që ai lanson brenda zonës, për mua është thjeshtë e pabesueshme”.

“Më pëlqejnë më shumë golat me kokë. Më pëlqejnë të gjitha golat që i kam shënuar me kokë. Është një gjë, për të cilën kam punuar vërtetë shumë dhe jam i kënaqur për këtë arritje”.

“Tani jam i vetëdijshëm për atë se sa më shumë një gjë ushtrohet, aq më shumë perfeksionohesh në të”, deklaroi Rooney për revistën MOTD. /Telegrafi/