Telegrafi

Rooney mungon ndaj Boltonit, rikthehet Van der Sar

Rooney u lëndua gjatë kohës sa ishte në detyrë me kombëtaren angleze dhe mund të mungojë edhe në takimin e Ligës së Kampionëve kundër CSKA Moskës. Por në ekipin e Sir Alex Ferguson është rikthyer portieri Edwin van der Sar.

“Rooney nuk është në kombinim për takimin me Boltonin, kjo është e sigurt. Dhamë maksimumin për ta pasur të gatshëm për takimin e të mërkurës, por ai mbetet i dyshimtë edhe për këtë takim”, ka thënë Ferguson në konferencën e sotme të shtypit.

“Edwin është i gatshëm dhe nesër mund të luajë. Ndeshja me ekipin rezervë ishte e mirë për moralin e tij dhe vetëbesimin”, ka shtuar skocezi./Telegrafi/