Telegrafi

Rooney më i miri i sezonit në Premier

Çmimi është edhe një mirënjohje për sezonin e shkëlqyeshëm të 24-vjeçarit, pasi ai fitoi çmimet nga Asociacioni i Futbollistëve Profesionist dhe Autorëve të Futbollit muajin e kaluar.

Rooney ka shënuar 26 gola në 32 paraqitje në Ligën Premier për të ndihmuar United të qëndrojë në garë për titull deri në javën e fundit të sezonit.

Vendimi është marrë nga Paneli i Çmimit Barclays, që përfshin përfaqësues të trupit qeverisës të futbollit, mediave dhe fansave. /Telegrafi/