Telegrafi

Rooney luan ndaj Bayernit?

Sunday Mirror shkruan se sulmuesi anglez nuk dëshiron që ta humbasë ndeshjen e vitit dhe është në gjendje të sakrifikojë veten për t’u paraqitur.

Sipas mediave angleze, Rooney do të kërkojë nga Ferguson që ta inkuadrojë në lojë, edhe pse pritet që ky i fundit të mos ia plotësojë dëshirën, pasi që nuk dëshiron ta rrezikojë sulmuesin kryesor.

Rooney ka kohë deri të martën për t’u rikuperuar, nëse deri atëherë nuk përmirësohet gjendja e tij, rikthimi i tij do të jetë vetëm një dëshirë e parealizueshme. /Telegrafi/