Site icon Telegrafi

Rooney kritikon federatën angleze për trajtimin e lojtarëve pas shpërthimit të coronavirusit: Futbollistët u trajtuan si minj

Wayne Rooney ka kritikuar trajtimin e Federatës Angleze të Futbollit (FA) pas shpërthimit të coronavirusit dhe beson se autoritetet e futbollit i kanë trajtuar futbollistët si “minj” gjatë krizës.

Liga Premier dhe EFL kanë pezulluar ligat e tyre deri më së paku me datë 3 prill për shkak të pandemisë globale.

Por, Rooney është ndier i lënë pas dore nga qeveria e shtetit, si dhe nga FA dhe Liga Premier.

Lexo po ashtu Nëse dështon të përfundojë sezonin, Liga Premier do të kishte humbje të frikshme të parave

“Për lojtarët, stafin dhe familjet e tyre ka qenë një javë shqetësuese.  Ndjemë një mungesë udhëheqjeje nga qeveria dhe nga FA dhe Liga Premier”, ka thënë fillimisht Rooney për The Times.

“Mendoj se shumë futbollistë po pyesnin: ‘A ka diçka të bëjë me paratë që të përfshihen në këtë?’. Pse kemi pritur deri të premten? Pse u desh Mikel Arteta të infektohet që Anglia të bëjë gjënë e duhur?”.

“Pas takimit të urgjencës, më në fund u mor vendimi i duhur – deri atëherë pothuajse u ndje sikur futbollistët në Angli po trajtoheshin si minj”.

Lexo po ashtu Tifozët anglezë kanë votuar se si duhet të përfundojë sezoni i Ligës Premier, rezultate befasuese

“Unë e di se si ndihem. Nëse ndonjë nga familja ime infektohet përmes meje, sepse unë duhet të luaj kur nuk është e sigurt, dhe ata sëmuren rëndë, do të më duhet të mendoj shumë për të luajtur akoma”.

“Kurrë nuk do të falja autoriteteve”, përfundoi ylli anglez. /Telegrafi/

Exit mobile version