Telegrafi

Rooney kërkon një sulmues

“Nëse do të mund të sjellim dy emra të mëdhenj atëherë kjo do të na jepte rastin për ta kthyer titullin sezonin e ardhshëm nëse Chelsea e fiton atë. Nëse shikoni në ekipin e vitit 1999, që fitoi tre tituj, të gjithë sulmuesit e asaj kohe ishin të aftë për të shënuar. Tani jam unë, Berbatov dhe Owen. Është edhe Macheda gjithashtu, por nëse ne do të mund të marrim dhe një sulmues tjetër, atëherë kjo do të na sillte bilancin e duhur”.

“E ardhmja ime? Nuk largohem nga Old Trafford. Kam edhe dy vite në kontratën time dhe mendoj se do ta zgjas atë pas Botërorit. Largimi i Ronaldos? Natyrisht, pas largimit të Ronaldos kam pasur përgjegjësi shtesë dhe e kam ditur se duhet të shënoja më shumë gola”, tha Rooney. /Telegrafi/