Telegrafi

Rooney: Kam edhe shumë për të ofruar

Sulmuesi po kalon një sezon fantastik me Djajtë e Kuq duke shënuar 30 gola në të gjitha paraqitjet këtë sezon. Por në prag të takimit përballë Fulhamit, Rooney thotë se është ende herët të shihet si legjendë.

“Unë ende duhet të mësoj dhe të përmirësohet në vitet e ardhshme. Në fund të karrierës time do të jetë bukur nëse për mua flitet si një prej më të mirëve. Por në këtë moment unë nuk e shoh veten në atë grup”, ka thënë Rooney. /Telegrafi/