Telegrafi

Rooney ka realizuar golin më të mirë në karrierë: Sulmuesi shënoi gol nga 60 metra

Wayne Rooney është specialist i golave atraktive dhe këtë e kishte konfirmuar duke e fituar tri herë trofeun për golin më të bukur në Ligën Premier.

Por Rooney, i cili shënoi 355 gola në karrierë, 253 për Manchester Unitedin duke u bërë golashënuesi më i mirë në historinë e klubit, por kurrë nuk ka shënuar një gol të tillë si për DC Unitedin kundër Orlandos në ligën MLS.

Sulmuesi 33-vjeçar tashmë një vjet luan në ligën elitare të Amerikës, ku ka arritur të realizoj 23 gola gjersa i fundit mund të konsiderohet si më i mirë në karrierë e ish-reprezentuesit anglez.

Në minutën e dhjetë të ndeshjes, pasi bashkëlojtarët e dëbuan topin nga zona e tyre e rreptësisë, ai erdhi te sulmuesi, i cili ishte disa metra brenda mesfushës së vetë.

Më tutje lojtari bëri disa hapa dhe sapo vuri re se portieri i Orlandit, Brian Rowe kishte braktisur portën, ai e godit topin nga një distancë prej 60 metrave dhe arriti të realizoj super gol.

Ndryshe, golin doli të jetë edhe i fitores së skuadrës së Rooneyt, e cila triumfoi me rezultat minimal prej 1-0. /Telegrafi/