Telegrafi

Rooney ka frikë nga Seedorf dhe Ronaldinho

Holandezi 33-vjeçar ishte kyç në ekipin e Milanit, kur ky ekip eliminoi United nga gara evropiane në sezonet 2004-05 dhe 2006-07.

“Seedorf. Ai mbase është lojtari më i fuqishëm kundër të cilit kam luajtur. Rrallë kam parë dikë të bëjë atë që ai bën në fushë. Nuk mund ta mbani atë. Dhe pastaj është Pirlo dhe Beckham: Milani është një ekip i madh. Të luajmë në San Siro është diçka e veçantë”.

“Ronaldinho? Ai është i mrekullueshëm. Ronie ka një talent fantastik. Ai mund ta vendosë ndeshje në çdo moment me gjuajtje të lira”, ka thënë Rooney./Telegrafi/