Ish-futbollisti i Manchester Unitedit, Steve Coppell, i ka dalë në mbrojtje kapitenit të shumëkritikuar anglez, Wayne Rooney, duke thënë se ai ka edhe shumë për të dhënë.
30-vjeçari nuk ka bërë paraqitje të mira këtë sezon me Djajtë e Kuq, ndërsa është fishkëllyer në fund të ndeshjes kundër Maltës, të cilën Anglia e fitoi me rezultat 2-0.
Coppell pranon se Rooney nuk është më futbollisti i dikurshëm, megjithatë mendon se ai ka ende për të dhënë për klubin dhe përfaqësuesen.
“Nuk mendoj se Rooney është më lojtari kyç që ishte dikur. Por, ai nuk ka mbaruar”.
“Mendoj se ai ka edhe diçka për të kontribuuar për Manchester Unitedin dhe Anglinë”, ka deklaruar Coppell, i cili aktualisht është trajner i Kerala Blasters. /Telegrafi/