Telegrafi

Rooney i ngazëllyer me fitoren në derbi

Sulmuesi shënoi dy gola në pjesën e parë në derbin e djeshëm në Etihad Stadium, por vendasit u rikthyen për të barazuar. Dhe, u desh një gol i vonshëm i Robin van Persiet për t’ua dhënë tre pikë të plota Djajve të Kuq.

“Është një ditë e madhe për ne, të jemi gjashtë pikë sipër dhe të mposhtim rivalët më të mëdhenj, veçanërisht pas asaj çfarë ndodhi vitin e kaluar”.

“Ne kemi pritur një kohë të gjatë që kjo të ndodhë dhe jam i s sigurt se çdokush në klub, të gjithë fansat… ne e dimë se sa shumë do të thotë kjo për ta dhe jemi të ngazëllyer”.

“Ne do të festojmë. Ata kanë pasur rekord të shkëlqyeshëm këtu dhe ta thyejmë këtë është një ndjenjë e shkëlqyeshme”, ka thënë Rooney për Sky Sports. /Telegrafi/