Telegrafi

Rooney: I dua trofetë më shumë se golat personalë

Goli i fitores në finalen e Carling Cup kundër Aston Villas, ishte i 28-ti për sulmuesin anglez këtë sezon, ndërsa në ndeshjet e mbetura (më së shumti 16 ndeshje), ekziston mundësia që Rooney ta arrijë rekordin e portugezit.

“Cristiano shënoi 42 gola, mirëpo unë thjesht mundohem t’i ndihmoj skuadrës të fitojë trofe”.

“Nëse arrij shifrën prej 42 golash do të ishte fantastike, por me kusht që të fitoj trofe gjë që do të ishte shumë më e mirë”, ka thënë Rooney. /Telegrafi/